Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Në emër të koalicionit AAK-PSD ka folur Blerim Kuçi, i cili ka thënë se sipas matjeve të komisionerëve të këtij koalicioni deri në ora 11:00 kanë dalë në votime 9.32 për qind e qytetarëve të vendit.
Po ashtu, Kuçi ka thënë se nuk është shënuar ndonjë incident i madh.
“Procesi zgjedhor është duke shkuar pa ndonjë problem të madh. Ka ndonjë vrejtje të vogël, por s’është gjë e madhe. Dalja deri në ora 11:00 9.32 për qind, sipas komisionerëve të koalicionit AAK-PSD”, ka thënë Kuçi.
Kuçi ka lutur qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje.
Po ashtu, deri në fund të procesit zgjedhor ai ka thënë se do të mbahen edhe disa konferenca.