Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka miratuar Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka prezantuar para deputetëve këtë projektligj, duke sqaruar ka për qëllim promovimin zhvillimin më efikas të infrastrukturës që këto rrjetet të shpërndahen me kosto më të lirë.
“Nuk ka implikime financiare shtesë, vetëm në vlerën fillestare prej 300 mijë euro që është parashikuar në fillim dhe është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së”.
“Kemi krijuar grupin punues. Zvogëlim të kostos deri në 30%. Projektligji ndalon përdorimin e infrastrukturës nga një e më shumë operatorë të rrjetit”.
Deputeti i VV-së Hekuran Murati, tha se vendi nuk ka nevojë për një projektligj që nuk zgjidh problemet e qytetarëve.
“Cili është problemi që po zgjidh, kostoja që ofrohet është prej më të ulëtave në rajon. Po keqmenaxhohen pronat nga operatorët, sa mund të ulet kostoja, kemi situatë kaotike pa respektuar pronat as standarde as asgjë dhe kjo ka pasur kosto të lartë. Po flitet për të ardhmen jo për sot, kjo nuk e rregullon problemin ekzistues”.
“Se di sa duhet të merremi më këtë projektligj që nuk zgjidh problemet e qytetarëve. S’kemi nevojë për një projektligj të tillë”.
Kurse deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka kërkuar më shumë informacione për problemin e konkurrencës në treg, raporton EO.
“A ka studim, statistikë të dhënë, a keni bazë për këtë projektligj. Sa është kërkesa, a e zgjidh problemin e konkurrencës në treg”.
Më pas ministri Kuçi tha se projektligji në fjalë zgjidh jo vetëm planifikim për të ardhmen, por edhe problemet ekzistues, në zotat urbane.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila, pyeti ka qenë ARKEP-i i përfashirën në këtë proces.
“A keni filluar procedurën e rekrutimit të anëtarëve të ARKEP? Sa ky institucion po i përmbyll dhe i kryen me sukses punët e veta?”.
Ministri Kuçi tha se pjesë e hartimit të projektligjit ka qenë edhe ARKEP dhe se ata janë institucioni i pavarur.
“ARKEP ka qenë pjesëmarrës i ligjit dhe hartues i saj dhe ka e ka aprovuar. ARKEP është institucion i pavarur. Çështjen e kapacitete të veta është përgjegjës me i rrit vet”.
Agim Kukaj nga ministria e Infrastrukturës, ka thënë se antenat e dy operatorëve IPKO dhe VALA nuk janë të vendosura rreth autostradës.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se në projektligj janë disa mangësi, raporton EO.
“Ky ligj rregullon çështje të caktuar edhe pse ka mangësi. Ajo që e shoh problem është se kemi tri hapësira që duhet te koordinohen mes vete si komuna e ndërmarrjet publike të interesuara”.
“Mendoj që në një autostradë mund të punohet pa infrastrukturë përcjellëse. Ky ligj duhet ta rregulloj me nen”.
Ministri Kuçi duke iu përgjigjur anëtares së Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, bëri të ditur se janë hapur procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe për ta bërë funksional këtë bord.
“Po, kemi filluar procedurën për emërimet dhe procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të ARKEP-it”, tha Kuçi.
Anëtarët e Bordit të ARKEP-it mbesin pa mandat prej 15 dhjetor 2020.