Kuçi viziton kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan, ofron mbështetjen e ministrisë

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 13:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdën e vizitave Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar kompaninë regjionale të ujërave K.R.U. “Hidromorava” në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Ministri Kuçi u njoftua për së afërmi me sfidat që po i kalon kompania e Hidromoravës.

Ai i ka ofruar mbështetje kësaj kompanie, që qytetarët e Gjilanit mos të kenë probleme në furnizimin me ujë.

“Ne u fokusuam te një projekt i cili do të jetë zgjidhja adekuate për një fazë afatshkurte. Do të jetë një projekt qe do të ndihmojë kalimin e gjendjes së thatësirës. Ne u akorduam për këtë projekt që qytetarët e Gjilanit yë mos kenë problem çështjen e furnizimit me ujë.  Jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë kompanisë për një projekt që e bënë zgjidhjen konkrete të furnizimet me ujë”, u shpreh Kuçi.

Muhamet Suliqi, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Hidromorava”, ka falenderuar ministrin Kuçi për vizitën si dhe e ka njoftuar me problemet që po has kjo kompani, raporton EO.

“Falënderoj ministrinë për vizitën ku për së afërmi u njoftua për gjendjen e Hidromoravës, ku ne e njoftuam për dy sfida kryesore; për gjendjen emergjente të pandemisë dhe na ofruan mbështetje të gjendjes së thatësirës dhe të pandemisë”.

Të ngjashme