Kujtohet jeta dhe vepra e ish-gjyqtarit të parë me stemën e FIFA-s, Shinasi Berisha

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 14:00 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mbajtur mbledhje komemorative për ta nderuar jetën dhe veprën e ish-gjyqtarit të parë me stemën e FIFA-s, Shinasi Berisha, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se lajmin për vdekjen e ish-gjyqtarit të sportit, Shinasi Berisha, e ka marrë me pikëllim të thellë. Sipas tij, Kosova ka humbur një njëri që ka kontribuar shumë në ndarjen e drejtësisë në sport.

“Lajmin për humbjen nga jeta të dashamirit tuaj, gjyqtarit të mirënjohur të futbollit e mora me pikëllim të thellë. Kosova ka humbur një njëri i cili ka kontribuar jashtëzakonisht  shumë në fushën e ndarjes së drejtësisë në sport, ka humbur një ekspert e gjithsesi një njeri dhe familjarë të jashtëzakonshëm. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar për sportin edhe në promovimin e vendit si gjyqtarë i parë Sportiv  në FIFA, kontributi i tij la gjurmë të pashlyeshme, dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë e veçanërisht tek  mesin  komunitetin e sportit Shinasiu, gjithmonë do të kujtohet me pietet si luftëtar i paepur ashtu si luftimi ne profesionin për vite te tera”, tha Gashi.

Gashi ka shtuar se me punën dhe përkushtimin e tij si profesionist ka bërë të jetë një mik i respektuar i gjithë atyre që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të.

Ne emër të familjes, Fatos Berisha ka thënë se Shinasiu ka arritur sukses falë vullnetit dhe pasionit ndaj futbollit.

“Shinasi me vet faktin që është marr me sport ka pas shumë miq dhe shokë, ne jemi rrit me te jemi rrit me futbollit dhe sportin,  në një far mënyre na ka “infektu” me sportin. Duke u rrit me Shinasiun në prapavijë jam rrit edhe me futbollin  e Kosovës,  mi ka mësuar gjitha vështirësitë dhe gëzimet i kemi përjetuar bashkë. Ai ka mbërri shumë fal vullnetit dhe pasionit qe i keni dhënë shumë nga ju është një njëri që më së shumti ka merita”, tha Berisha, raporton EO.

Ndërkaq nga Federata e Futbollit e kanë kujtuar si njeri i vendosur dhe besnik ndaj klubit Prishtina.

Të ngjashme