Treneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se në vitin 2021 i dha shumë xhudos dhe popullit shqiptar në sport, shkruan Ekonomia Online.
Kuka numëroi të arriturat e sportit me radhë ku tha se si një shtet i vogël Kosova i dha botës trenerin dhe xhudisten më të mirë ne botë.
Postimi i plotë:
Faleminderit 2021!
Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport!
Sporti i xhudos sivjet nxorri :
Dy medalje të Arta Olimpike
Kampionin e parë Evropian për meshkuj dhe shteti nr 1 në Evropian për të rritur!
Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore
Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botes :
Xhudisten dhe trenerin më të mirë në Botë!
Urime 2022
Kosova mbi të gjitha