Kukeli te Kriensi, 99% futbollist e 1% trajner

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Ai hyn në bahçen e një restoranti që gjendet në afërsi të liqenit të Luzernit dhe shkon drejt tavolinës me numrin 22, që është e lirë përpara se të thotë me buzëqeshje: “kjo më përshtatet mirë”. Numrin 22, Burim Kukeli e ka bartur për katër vjet e gjysmë në shpinë te skuadra e Luzernit përpara se të vazhdojë karrierën prej vitit 2012 te Zuerichu dhe pastaj Sioni.

Tani, në përfundim të karrierës së tij, ai është kthyer sërish në rrethinën e Luzernit dhe kjo nuk është aspak për shkak të afërsisë. Në dy edicionet e fundit te Sioni, Kukeli edhe pse kishte një shtëpi të dytë në Valais, ai jetonte me gruan dhe vajzat binjake gjithmonë në afërsi të Luzernit, shkruan sot Koha Ditore.

Kukeli jo vetëm që vlerëson “cilësinë e lartë të jetës në këtë vend”, por gjithashtu edhe krijuesit e ekipit SC Kriens, i cili është në rrethinën e Luzernit. Prej janarit të vitit 2008, Kriensi është futur në nivelin profesional, kurse Kukeli përgjatë edicionit 2019/20 do të jetë pjesë e këtij ekipi që bën gara në kategorinë e dytë zvicerane. Edhe pse nuk ka pagë të lartë, Kukeli thotë se i mjafton për të jetuar.

Të ngjashme