Kulmi i fushatës: Kosova po sillet sikur zgjedhjet mbahen nesër

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 13:45 | Nga Shenoll Muharremi

Ka ende edhe 5 muaj kohë, por Kosova po sillet thujase është e gatshme për zgjedhje dhe ato mbahen të dielën e ardhshme. Të gjithë akterët kryesor thujase janë në kulm, maksimum, të fushatave të tyre për zgjedhjet e ardhshme. Kurti dhe LVV po ecin mbi Urën e Ibrit dhe po bëjë inaugurimet të ndryshme, gurëthemele, në veri e jug të vendit si dhe gjithashtu po përdorin të dhëna socio-ekonomike që i paraqesin si një qeveri e mirë dhe suksesshme. Minimizim i dështimeve, maksimizim i sukseseve. Edhe opozita është e dhezur. Tashmë premtimet për paga të rritura janë bërë. Një parti, AAK, ka premtuar paga mesatare hic më pak se 1,000 euro. LDK ka kohë që po na tregon grafikonin e rritjes së pagave dhe projekteve të rrugës së tyre të re. E PDK gjithashtu me muaj tashmë e ka bërë hapin kryesor, prezentimin e Hamzës për kryeministër, dhe po zhvilllon takime në terren intenzivisht.Presidentja e vendi, ish aleate me pushtetin, pati një intervistë më të vecant ku paraqiti rezervat e saja me disa veprime të qeverisë që deri më tani ishte sinjalizimi më i kjartë publik që rrugët janë ndarë mes Kurtit dhe Osmanit. Mediat, sidomos ato opozitare apo anti-Kurti, janë në kulm gjithashtu.

Deklaratat kundër qeverisë janë në faqe të parë automatikisht. Kritikohet qeveria, sikur në kulmin e fushatës e dekleratat e opozitës publikohen disa herë gjatë ditës. Tashmë edhe disa skandale kanë dalë. Pritet, thuhet, të ketë edhe arrestime e aktakuza, pas pak prokuroria do flas në konferencë.Mbi të gjitha, disa akterë (apo mjete?) tjerë zgjedhor sikur ata të sindikatave, janë bërë të gjallë. Njëri prej tyre dje, që duket se është mjet i politikës, kërkoj rritje pagash për 30% në të gjithë sektorin e tij, e kjo do të kishte implikime të papërballueshme për financat publike.

Një aktivit politik serb dje u arrestua gabimisht nga presioni indirekt i politikës mbi policinë e Kosovës. Zyret e huaja të cilat nuk janë të kënaqura me bashkëpunimin, siç janë mësuar me vite e dekada, të kryeministrit, po sulmojmë indirekt qeverinë dhe sikurse po politizojnë duke mos e lejuar pushtetin aktual të mirëmbajë rritjen e saj.

Njëfarë lloj konsipirimi për ndryshim ose ribalancim të forcave politike në vend.

Gjithcka duket gati, ne duket se jemi në kulm të fushatës… e zgjedhjet do të mbahen të dielen e ardhshme. E tash ku kemi edhe pesë muaj, si do të zhvillohet gjendja? Situata mund të tensionohet nëse vazhdojmë kështu.

Në fakt, edhe 22-23 javë fushatë, apo edhe 150 ditë, mund të jenë shumë gjatë për nivelin e luftës politike për pushtet që gjendemi tani. Kosova, të gjithë akterët, duket të gatshëm tashmë. Kjo mund të jetë gjithashtu edhe për faktin që Kosova ka eksperienca me zgjedhje dhe tani atë po e bënë rrjedhshëm. Ndoshta ajo që nevojitet është të kalojmë nga zgjedhjet tek qeverisja, programet e politikave publike, që asesi nuk po zënë vend në fushatë dhe interesin e publikut. Por mbi të gjitha, partitë politike duhet të sigurohen që mos të përshkallëzojnë gjendjen rreth zgjedhjeve të ardhshme dhe të ruhet standari pozitiv i Kosovës rreth fushatave dhe zgjedhjeve.Mbi të gjitha, duket që tashmë edhe rezultatet pak a shumë dihet. Epilogu duket pak a shumë i parapërcaktuar, vështirë se do të ndryshoj dicka. Duket se do të kemi rënie apo korrektim (të shëndetshëm) të LVV-së, e rritje modeste të opozitës. Kurti përsëri do t’i fitojë zgjedhjet, por kësaj radhe duhet të qeverisë bashkë me një partner të madh. Ky partner do të jetë LDK ose PDK. Gjasat për një qeveri pa LVV dhe Kurti nuk janë arsyeshme dhe mundshme. Rrjedhimisht, 150 ditë e ardhshëm mund të përdoren për diçka pozitive dhe invovative, në një situtatë pozitive apo një Ballkan ideal. Të krijohet një garë me programe politike dhe ekonomike mes partive, në vend se të tensionhet apo përshkallëzohet gjendja. Të kthehet besimi tek politika dhe institucionet publike. Të kthehen shpresat rreth rritjes së mirëqenies dhe prosperitetit. Sigurisht që nuk do të ndodhë kjo, se ende blloqet janë të tensionuara dhe kultura e bashkëpunimit politik ende duhet pjekur.

Politika në Ballkan nuk është dhe nuk kuptohet si një mjet apo instrument frymëzimi për tjerët, është një luftë e pamëshirëshmë mes partive, blloqeve e grupeve që eskalon deri në tentim të asgjesimit të kundërshtarëve. Me rëndësi tash e tutje, deri në zgjedhje, i kemi dy gjëra. Të vazhdoj Kosova të jetë model pozitiv dhe frymëzim për Ballkanin rreth fushatës dhe zgjedhjeve. Gjithashtu fakti që kjo qeverisje dhe pushtet njëpartiak të përfundoj dhe të kemi një ribalancim të forcave politike dhe një qeveri më të gjërë, më gjithëpërfshirëse. Kosovarët do të jenë më mirë në qeverinë e ardhshme, përgjegjësitë e mëdha do të ndahet dhe do të kemi gjithëpërfshirje.

Të ngjashme