2 Ton publikon klip të realizuar në karantinë

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur jemi në izolim për shkak të pandemisë së coronavirusit.

E gjatë kësaj kohe, shumë artistë kanë realizuar projekte të reja, madje të bashkangjitur edhe me videoklipe në kushte shtëpie.

E një prej tyre është kënga e re e reperit nga Ferizaj, 2 Ton e realizuar e gjitha në karantinë.

Fillimisht shfaqet reperi, e më pas ka bërë një përmbledhje me videot e dërguara nga fansat e tij.

“Boni t’fala” mban titullin kënga, të cilën tashmë e gjeni të lansuar edhe në platformën YouTube.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka realizuar vet reperi, kurse për ‘beat-in’ është përkujdesur Nego.

Ndërkohë, videoja i është besuar Da Neel Avdiu.

Përkundër situatës në vend, 2 Ton po vazhdon të jetë shumë aktiv me prurje muzikore.

Të ngjashme