Action Bronson sjell sekuenca nga dokumentari i realizuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Action Bronson është njëri ndër artistët shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai numëron hite të shumta muzikore, ndërsa pëlqehet në masë të madhe nga audienca e tij.

Në vitin 2018, reperi kishte qenë në Kosovë pas 15 vitesh, ku edhe mori pjesë në festivalin ‘Sunny Hill’.

Por, si duket reperi gjatë qëndrimit në vendin e tij të lindjes ka realizuar një dokumentar në bashkëpunim me ‘Vice’, ku shihet përditshmëria e tij, ushqimet tradicionale dhe familjarët.

“Është absolutisht krenar t’iu sjellë finalizimin e kësaj, nga vendi që është sinonim i perfeksionit. Kosova dhe Shkupi, vendet e mia, së bashku me motrën time, Dua Lipa”.

“Dua të falënderoj të gjithë që kanë qenë pjesëmarrës në punën e këtij ‘show’ gjatë këtyre gjashtë viteve”, ka shkruar në përshkrimin e videos.

Gjatë po të njëjtit postim, ai e konsideron Dua Lipën si pjesëtare të familjes, ndërsa shfaqen sekuenca edhe nga festivali i mbajtur vitin e kaluar

Të ngjashme