Adele shpjegon se pse mund të mos bëjë turne më

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 08:38 | Nga

Këngëtarja angleze, Adele, është afër që t’i japë fund turneut të saj botëror me katër koncerte të mëdha në stadiumin Wembley.

Megjithatë, ajo dje konfirmoi që ajo mund të mos bëjë më turne.

“Turneu nuk është diçka në të cilën jam e mirë…duartrokitjet më bëjnë në ndjehem paksa e rrezikuar”, kishte thënë ajo në një koncert në Auckland.

Por, në një letër të shkruar me dorë, ajo pas koncertit të djeshëm shpjegoi pse ngurron që të marrë rrugë në të ardhmen.

Ajo në letër shpjegoi se më së miri ndjehet në shtëpi, dhe se turneu nuk i përshtatet edhe aq. Më tej shtoi se ka një histori dramatike dhe të tmerrshme të turneve.

“Nuk e di nëse do të bëj turne më, andaj nëse kjo do të jetë hera ime e fundit atëherë dua që të jetë në shtëpi”, kishte shtuar ndër të tjera ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme