Aksident i rëndë trafiku, aktorja e njohur në gjendje kritike

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur, Anne Heche është ndodhet në gjendje kritike pas një aksidenti ë rëndë trafiku.

Ajo përplasi makinën e saj me një bllok apartamentesh. Vetura më pas ka shpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur në Los Angeles rreth orës 11 të mëngjesit.

53-vjeçarja pësoi djegie të tmerrshme gjatë përplasjes dhe u nxor nga rrënojat e shkatërruara nga zjarrfikësit.

Imazhet tronditëse tregojnë makinën e djegur Mini Clubman-it të saj.

Një fotografi e mëparshme tregon gjithashtu Hechen disa momente përpara aksidentit të dytë në timon, me atë që dukej të ishte një shishe vodka, shkruan DailyMail.

Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles tha se iu deshën 65 minuta 59 zjarrfikësve për të shuar ‘flakët’ dhe për të shpëtuar aktoren.

Zjarrfikësit ishin në gjendje të shuanin flakët brenda një ore, sipas Fox 11, por Heche pësoi djegie të rënda në flakët e shkaktuara dhe tani është në kujdes intensiv.

Heche, së fundmi luajti në filmin aksion “13 Minutes”, në të cilin ajo luajti së bashku me Thora Birch, Amy Smart dhe Will Peltz.

Ajo kaloi një divorc shumë publik në janar 2018 nga ish-bashkëshorti i saj James Tupper. Çifti ishte së bashku për 10 vjet dhe kanë një djalë, Atlas.

Heche është shfaqur në seriale të shumta televizive kohët e fundit, duke përfshirë “The Brave”, “Quantico” dhe “Chicago PD”. Ajo ka disa projekte aktrimi aktualisht në post-produksion, sipas profilit të saj në IMDB.

Të ngjashme