Aktorët e “Friends” bashkohen me ‘All In Challenge’ për të mbledhur para në ndihmë të të prekurve me Coronavirus

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Aktorët e serialit tuaj të preferuar janë duke bashkuar forcat për të ndihmuar të prekurit nga virusi COVID-19.

Jennifer Aniston ka njoftuar të martën se ajo dhe aktorët e tjerë të serialit të famshëm “Friends” do të marrin pjesë në sfidën e të famshmëve, në ndihmë të njerëzve që po përballen me Coronavirusin.

Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer të gjithë po marrin pjesë.

“Jemi shumë të entuziasmuar që po bashkohemi me sfidën ALL IN Challenge për të ndihmuar njerëzit gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Aniston.

Ajo po ashtu ka ftuar gjashtë persona që të jenë pjesë e shfaqjes speciale të “Friends”, edhe pse bashkimi i tyre është shtyrë për 2021 për shkak të pandemisë.

“Mezi po pres të ju takoj dhe të ju përqafoj kur të kalojë kjo situatë. Deri atëherë, vazhdoni të flisni dhe të shkruani me miqtë e familjen. Ne duhet të jemi të lidhur me njëri-tjetrin”, ka shkruar ndër tjerash Jennifer.

“Friends” janë bashkuar gjithashtu me një numër të madh të të famshmëve që janë pjesë e kësaj sfide përfshirë, Leonardo DiCaprio, Gwyneth Paltrow, Justin Bieber dhe Madonna.

Deri më tani, All IN Challenge ka mbledhur më shumë se 14 milionë dollarë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme