Matthew Perry, aktori i njohur i “Friends” gjendet i vdekur në vaskë

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Lajmi për vdekjen e Matthew Perry në moshën 54-vjeçare ka shkaktuar trishtim në mbarë botën. Aktori që u bë i famshëm për rolin e Chandler Bing në serialin e njohur Friends u mbyt në vaskën e shtëpisë së tij pasi pësoi një atak kardiak, sipas raportimeve të para.

Që në momentin e parë në shtëpinë e aktorit është thirrur një ambulancë dhe policia, e cila siç shihet në video ka rrethuar zonën me një shirit të verdhë për të kryer hetimet. Është përjashtuar mundësia e aktivitetit kriminal ndërkohë që në shtëpinë e Perrit nuk u gjet asnjë drogë.

Sipas New York Post, prindërit e tij Susan dhe John Bennett mbërritën në shtëpinë e aktorit të shkatërruar. Madje, pak ditë më parë aktori kishte postuar në Instagramin e tij një foto me të atin. Të dy pozojnë të buzëqeshur për kamerën, duke mbajtur nga një “pije” në dorë. “Ja ku jam unë dhe babai im John, të dy duke mbajtur nga një pije.”, shkroi aktori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme