Aktori kryesor i serialit “Ertugrul” e pranon publikisht se është shqiptar

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:04 | Nga

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Aktori i njohur i serialit shumë të ndjekur në vend “Ertugrul’ ka gëzuar të gjithë shqiptarët me pohimin e tij. Aktori kryesor i këtij seriali, Engin Altan Duzyatan, ka deklaruar se është me origjinë shqiptare.

36-vjeçari është aktor dhe prezantues shumë i njohur në Turqi, por që u bë shumë i famshëm edhe në Shqipëri, e shumë vende të tjera, për rolin e tij kryesor në “Ertugrul”.

Ai ka deklaruar për mediat turke se ka lidhje me Shqipërinë, pasi origjina e tij është shqiptare.

Seriali “Ertugrul” flet për historinë e njeriut që përcaktoi fatin e botës “Ertugrul”, djali i Sulejman Shahut dhe babai i Osmanit të I-rë që themeloi Perandorinë Osmane

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme