Albulena Ukaj së shpejti me një super këngë

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 16:50 | Nga

Albulena Ukaj është një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare. Pas suksesit të verës së kaluar me këngën “Xhanëm”, e cila ishte në duet tani së shpejti Albulena Ukaj vjen solo me një projekt madhështor.

Këngëtarja Albulena Ukaj ka pasur edhe disa hite që vazhdojnë të dëgjohen nga adhuruesit e saj si “Një llafazan”, “Nuk të jap afat”, “Jetojë për ty”, tashmë ka lansuar edhe një videoklip tjetër,transmeton Gazeta Monitor.

Madje këngët e saj kanë pasur aq sukses sa janë kopjuar edhe nga këngëtarët e huaj. Rasti i fundit është kur këngëtarja e njohur bullgare Teodoras e ka huazuar këngën e saj “Nuk Të Jap Afat”, e cila është publikuar më 10 mars të vitit 2012, është e ngjashme me këngën “Mina Mi Chasat” të cilën Teodora e ka publikuar më 22 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme