Azet publikon këngën e re “Nicht Da”

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Artisti i njohur shqiptar, Azet, ka publikuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Nicht Da” mban titullin kënga e radhës e Granit Musës (emri i vërtetë), të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Klipi është mjaft veror përfshirë një pjesë të realizuar në bregdet, gjersa reperi ka bërë një paraqitje të mahnitshme.

Projekti duket se është pjesë e albumit të ri të artistit shqiptar të quajtur “Neue Welt”.

Sipas reagimeve të para, kënga u prit mirë dhe tanimë për pak orë ka kaluar shifrën e 100 mijë klikimeve.

Producimi është bërë nga Lucry dhe Suena, kurse për miksimin e masterizimin është përkujdesur Sir Jai (Jugglerz).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme