Bebe Rexha publikon fotografi të tjera nga dukja e saj me flokë të zeza

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, sivjet ka debutuar edhe në film.

Ajo u bë protagoniste në filmin e ri “Queenpins”, i cili u dha premierë pak javë më parë në Los Angeles.

Rexha në këtë film luan rolin e një hajduteje kibernetike, e cila ndihmon Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist për të kryer një vjedhje të madhe fiskale.

Artistja shqiptare bëri një ndryshim radikal gjatë paraqitjes në këtë projekt filmik, duke u shfaqur me flokë të zeza, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje, që e karakterizonte prej vitesh.

32-vjeçarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të realizuara në prapaskenat e xhirimeve, ku vihej në dukje pamja e saj e theksuar prej zeshkaneje.

Të ngjashme