Britney Spears po i shijon themelet e jetës që kur u largua nga skena

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Britney Spears ka kohë që nuk është aktive në tregun e muzikës me këngë të reja.

Mirëpo nëna e saj, Lynne Spears mendon se e bija e saj duhet t’i kthehet muzikës. Këtë ia ka kërkuar madje edhe Britneyt duke i dërguar një video ku këngëtarja shfaqet në moshë të re duke kënduar.

Lynne i ka shkruar të bijës së ajo këndon shumë bukur dhe se duhet t’i kthehet pasionit të dikurshëm, shkruan People, transmeton Koha.net. Mirëpo, Britney konsideron se njëherë për njëherë nuk do të bëjë një gjë të tillë. Në disa deklarata të mëhershme pop ylli i muzikës kishte thënë se ka filluar t’i shijojë themelet e jetës që kur është larguar nga skena.

Kujtojmë se Britney Spears është përballur me probleme të shumta gjatë karrierës dhe jetës së saj dhe se të gjitha këto janë përmbledhur në një dokumentar të realizuar nga The New York Times të titulluar “Framing Britney” i cili ka bërë bujë të madhe në botë.

Të ngjashme