Cardi B ndahet nga bashkëshorti

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur Cardi B është ndarë përfundimisht nga bashkëshorti i saj, reperi Offset

Lajmi është bërë i ditur përmes një videoje të publikuar nga vet reperja në rrjetin social Instagram.

“Jam munduar ti rregulloj gjërat me babanë e fëmijës tim prej kohësh dhe ne vazhdojmë të jemi miq të mirë dhe partner në biznes, por gjërat në mes nesh nuk janë duke funksionuar mirë prej kohësh, nuk është faji i askujt, thjeshtë është harxhuar dashuria në mes nesh” ka thënë 26-vjeçarja.

Çifti kanë filluar lidhjen e tyre në tetor të vitit 2017.

Ata kanë së bashku një vajzë, të pagëzuar me emrin Kulture Kiari Cephus.

Përndryshe, Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për reperen Cardi B, e cila ka publikuar disa projekte muzikore, e ndërsa është shpërblyer edhe me disa çmime.

iHeartRadio, MTV VMA dhe AMA janë vetëm disa nga kompeticionet që e nderuan me çmime reperen e njohur këtë vit.

https://www.instagram.com/p/Bq_pb64Fzl8/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme