Çifti Beckham nuk mund ta fshehë më krizën, por ç`lidhje ka me këtë Rita Ora?

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

David dhe Victoria Beckham janë një prej çifteve me marrëdhënien më jetëgjatë në showbiz, por prej disa kohësh po flitet për një krizë mes tyre.

Nuk dihet se çfarë po ndodh realisht, pasi ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht, por të gjithë mendojnë se diçka nuk shkon. Këto dyshime janë shtuar gjatë mbrëmjes së The British Fashion Awards, ku çifti nuk shkëmbeu asnjë fjalë me njëri-tjetrin dhe Victoria dukej me nerva gjithë kohën.

Edhe pse në tapetin e kuq ata kaluan së bashku, sapo hynë në The Royal Albert Hall, ata shkuan në rrugë të ndryshme.

Nga ana tjetër, David po tregohej shumë i afërt dhe miqësor me Rita Orën. Kaq mjaftoi që njerëzit të flasin dhe të mendojnë se Rita ka gisht në këtë gjë.

Edhe pas ceremonisë, çifti Beckham nuk u larguan së bashku, por shkuan në rrugë të ndryshme. Mendoni edhe ju se diçka po ndodh mes tyre?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme