Derisa po shijon suksesin e këngës së re “Seaside”, Rita Ora mahnit me pozat e radhës në bikini

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ditë më parë ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me emrat e famshëm si: Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.

Kënga, e quajtur “Seaside”, u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë kaloi shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, ylli nga Kosova ka ndarë disa fotografi të tjera me bikini ku mori vëmendje të madhe me linjat trupore.

Biondja, që në Instagram numëron 16 milionë njerëz, duket në formë të mahnitshme në bikinit e zeza e po ashtu edhe në syze të tilla.

“Gëzuar vikendin”, ka shkruar duke mos lënë anash pa përmendur edhe këngën e re.

Postimi për vetëm pak orë mblodhi afro 270 mijë pëlqime, e komente nga më të ndryshmet.

Theksojmë që xhirimet e këtij klipi u realizuan në Malibu, gjersa tashmë ajo ndodhet në Los Angeles duke punuar në albumin e saj të radhës.

Rita gjithashtu ka paralajmëruar edhe një koncert të veçantë të cilin do ta mbajë në Kullën Eiffel në Paris më 30 nëntor. /Telegrafi

Të ngjashme