Dua e Rita nominohen për “British LGBT awards”

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtaret e famshme botërore me origjinë kosovare po iu gëzohen nominimeve Grammy dhe Brit Awards, por ato së fundi janë nominuar edhe në ‘British LGBT awards’.


Në fat, shqiptaret e famshme ndërkombëtarisht njihen si mbështetës të komunitetit të lidhjeve të së njëjtës gjini – LGBT.

Rita Ora është nominuar në kategorinë për Artisten e Vitit ndërsa në garën për ‘Aleaten më të mirë’ është Dua Lipa.

Themeluesja e “British LGBT Awards”, Sarah Garret ka thënë se shumë njerëz meritojnë të nominohen për këto çmime.

Gjithashtu me këto çmime mund të nderohen edhe shumë personalitete të botës së filmit, artit, televizionit dhe sportit.

Ceremonia e sivjetme e ‘British LGBT award’ do të mbahet më 17 maj në “Marriott Grosvenor Squar” të Londrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme