Dua Lipa në përgatitje të projekteve të reja, paraqitet nga studio muzikore

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa është prej artisteve më të suksesshme dhe më të kompletuara në botë.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore pas shumë angazhimeve, së fundi ka gjetur kohë për tu rikthyer në studion muzikore për realizmin e këngëve të reja.

Kështu ka bërë të ditur në postimin e radhës në llogarinë e saj në Insatgram, ku shihet së bashku me ekipin e saj gjatë incizimit të projekteve të reja.

“Hey le të shkojmë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve, ndërsa shihet me një veshje të thjeshtë, bluzë të shkurtër të bardhë, pantallona të zi dhe një xhaketë ngjyrë kafe të lehtë, teksa shfaqet pa grim.

Aktualisht , 26-vjeçarja po shijon suksesin e këngës së fundit “Cold Heart” që solli në bashkëpunim me Elton John.

Të ngjashme