E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez me njoftim befasues pas zhvendosjes në Manchester

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë duke bërë disa ndryshime emocionuese.

Jo vetëm që futbollisti është transferuar në Manchester, ku do të luajë përsëri për Manchester United, por edhe e dashura e tij prej pesë vitesh Georgina Rodriguez, po fillon shfaqjen e saj në Netflix.

27 vjeçarja bëri njoftimin befasues të hënën mbrëma, duke ndarë një fotografi promovuese te projektit të saj të ri, të titulluar “I am Georgina”.

“Netflix #SoyGeorgina. Shumë shpejt shfaqja ime po vjen në Netflix. Jam e emocionuar dhe mezi po pres që ju ta shihni atë. Sa emocionuese!”, shkruajti ajo.

Në një pjesë të shfaqjes, Ronaldo do të zbulojë historinë se si ai dhe Georgina u takuan, duke zbuluar disa detaje të reja.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të jetë kaq e madhe dhe se do të dashurohem me të, me të vërtetë nuk e prisja”, thotë ai.

Ish-punëtorja e dyqanit pranon gjithashtu se jeta e saj ndryshoi në momentin kur u takua me futbollistin e njohur portugez. “Unë jam 27 vjeçe dhe pesë vite më parë jeta ime u ndryshua”.

Çifti ndajnë së bashku një vajzë të vogël të quajtur, Alana.

Alana, tani 3 vjeçe, është më e vogla nga katër fëmijët e Ronaldos – ai tanimë është babai i djalit të madh Cristiano Jr, 7 vjeç, dhe binjakëve katërvjeçarë Eva dhe Mateo. 

Të ngjashme