Me flokët më të pëlqyer në botë, vetëm ideja që mund t’i priste, i çorodiste fansat. Dhe kështu ka qenë kur e kanë parë aktoren e njohur bionde me flokë deri te shpatullat në premierën e filmit të saj.
Valëzimet ikonike të Blake Lively, ishin shtrirë, kthyer nga brenda dhe stiluar në një model karre deri te shpatullat.
Tani le të shijojmë imazhin e ri të Blake Lively duke parë postimet në Instagram të skuadrës së saj.
Ka shumë mundësi që hairstylist-i Rod Ortega, po na mashtron të gjithëve, edhe pse ka përdorur “#haircut” në postimin e tij. Ky model, sipas editorëve të revistave amerikane, mund të jetë produkt i bigudinave, karficave dhe llakut të flokëve. Kushdo mund të ketë një model bob ose lob për një natë, veçanërisht nëse fijet e flokëve rreth fytyrës janë të shkurtra siç i ka Lively. Aktorja u shfaq me flokët e saj personifikues të gjatë vetëm një ditë më parë. Vetëm koha do ta tregojë nëse ky është një model i vërtetë flokësh apo thjesht një iluzion.
https://www.instagram.com/p/BaF5SZmH5-3/?taken-by=patrickta
https://www.instagram.com/p/BaHasu6nisb/?taken-by=rodortega4hair