Ed Sheeran paralajmëron pauzë nga projektet e reja dhe rrjetet sociale

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Ed Sheeran ka njoftuar se do të marrë pauzë të shkurtër nga puna dhe rrjetet sociale. Këngëtari britanik tha se do të marrë pushim për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar dhe shtoi se do të kthehej me muzikë të re kur të vinte koha për të.

Ed Sheeran theksoi se është përqendruar në karrierën e tij që nga viti 2007 dhe se është koha për ta bërë një pushim dhe për të udhëtuar nëpër botë, shkruan KOHA Ditore. Ai premtoi se do të kthehej pasi “të ketë përjetuar edhe më shumë” me qëllim që të ketë për çfarë të shkruajë.

Image

Kjo deklaratë erdhi pas një viti tjetër të suksesshëm i cili kulmoi me shpalljen e këngëtarit britanik artist të dekadës nga Official Charts Company.

Javën e kaluar, ai publikoi video klipin për këngën “Put It All On Me”, të cilin e bëri me Ella Mai, në të cilin shihet duke vallëzuar në kuzhinë me gruan e tij, Cherry Seaborn.

Sheeran, i cili i mbush 29 vjet në shkurt, edhe në vitin 2015 mori pushim nga përdorimi i mediave sociale duke thënë se “ai e sheh botën përmes ekranit, dhe jo përmes syve të tij”. Megjithatë, u kthye vitin e ardhshëm.

Paralajmërimi i këngëtarit pasoi menjëherë pasi që e themeloi fondacionin bamirës muzikor për t’i ndihmuar muzikantët e rinj në vendlindjen e tij Suffolk, raporton BBC News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme