Edhe Dua Lipa uron Vjosa Osmanin: Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, i është gëzuar faktit se Vjosa Osmani është bërë presidente e Kosovës.

Ajo ka publikuar një postim në InstaStory, me anë të të cilit ka uruar Osmanin për postin e ri.

“Urime znj.Presidente. Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, kanë qenë fjalët e 25 vjeçares.

Vjosa përndryshe është bërë presidente të shtunën (4 prill) pas raundit të tretë që ishte final për marrjen e pozitës më të lartë shtetërore.

E njëjta sot pritet të marrë detyrën e presidentes, megjithëse për shkak të situatës aktuale me Covid-19 nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme