Edhe Gold AG kryen obligimin qytetar: Urime na qoftë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme (e diel) qytetarët e Kosovës po u drejtohet kutive të votimit për t’i përzgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00, ndërsa për të theksuar këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Krahas qytetarëve, një pjesë e madhe e estradës shqiptare kanë publikuar fotografitë me të cilat treguan se kanë kryer obligimin e tyre.

Në këtë përfshihet edhe reperi i njohur shqiptar, Gold AG, i cili duket të ketë votuar në Prishtinë.

“Përhajr na qoftë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit të shpërndarë me fansat në Facebook.

Të ngjashme