Elita Rudi shtrohet në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ka një këshillë për ndjekësit

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi nuk ka qenë mirë me shëndet ditët e fundit. Për shërim ajo është shtruar në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Elita ka publikuar disa foto të saj, në të cilat shihet e shtrirë në një krevat spitali duke marrë serum. Ajo ka treguar e ka pasur për disa ditë me radhë vështirësi shëndetësore dhe ka falenderuar stafin e mjekëve që është kujdesur për të në këto momente vështira.

Gjithashtu ajo ka dhënë një këshillë të gjithë ndjekësve të saj, që të kujdesen për veten, pasi shëndeti është parësor.

“Para disa ditëve me vështirësi shëndetsore deshta ta falenderoj Spitalin Amerikan Prishtinë që u kujdesën për mua gjithë këto ditë dhe po vazhdojnë të kujdesen ende! Staf i mrekullueshëm dhe doktor shumë professional dhe më të mirët e kësaj fushe! Mos harroni të kujdeseni për veten, shëndeti mbi të gjitha”, ka shkruar Elita.

Të ngjashme