Elita Rudi: Takimi i parë me Gjikon më zgjati 8 orë

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Elita Rudi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme e ftuar në “5 datat” ku ka folur për njohjen me Gjiko, të cilin e ka njohur falë emisionit të saj.

Ajo ka treguar se ka refuzuar disa herë ta takonte reperin sepse nuk mendonte se ai transmetonte energji të mirë, teksa më pas tha se e papritura i ndodhi në takimin e parë, që ka zgjatur 8 orë.

Sakaq, Elita thotë se gjatë takimit ai i ka thënë të lyejë flokët e zeza, sepse atëkohë ajo ka qenë bjonde, madje dhurata e parë që ai i ka blerë është pikërisht një bojë flokësh.

“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin, thoja “Jo nuk dua ta takoja’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë kemi mbetëm 8 orë bashkë.Edhe dhurata e parë e Gjikos ka qenë një bojë flokësh e donte t’i bëja të zeza e tani nuk më le t’i bëjë më bjonde.”

Të ngjashme