Enver Hoxhaj ia uron bashkëshortes ditëlindjen duke e krahasuar me një gjë shumë të çmueshme

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri njëherësh edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mëngjesin e sotëm e filloi me një dedikim romantik për bashkëshorten, Remzie Shahini-Hoxhaj.

Hoxhaj përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, uron bashkëshorten për ditëlindje teksa e krahason me diellin.

“Kafe me Remzien për ditëlindjen e saj, e cila është si dielli që ka lëvizur përreth meje për gati dy dekada duke qenë mike, grua dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve tanë, Leas dhe Lirit.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme