Është ‘zhdukur’ nga skena prej disa muajsh, Adelina Ismaili paralajmëron rikthimin e Rina Balajt në muzikë

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, këtë vit solli një bashkëpunim me reperen e re, Rina Balaj, që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Kënga “Qikat” pushtoi diskotekat shqiptare gjatë verës, teksa mori miliona klikime edhe në kanalin YouTube.
Duket se ky bashkëpunim mes dy femrave të suksesshme të tregut muzikor vendor, nuk do të jetë i vetmi për to.
Kjo pasi ato duket se i janë futur punës për një tjetër bashkëpunim, që do ta sjellin së bashku.

Ka qenë vet Adelina ajo e cila ka ngjallur dyshimet për një gjë të tillë, duke publikuar një fotografi të Rina Balajt në InstaStory. “Mmm-mmm diçka po vjen, baby im ka një sekret”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke mos treguar detajisht nëse do të jetë bashkëpunim apo këngë solo e Rinës.

Ndërkohë, Rina Balaj ka bërë një tërheqje të menjëhershme nga muzika, duke u zhdukur edhe nga rrjetet sociale dhe lënë në pikëpyetje fansat e saj nëse do të rikthehet apo jo.
Mesa duket, ky konfirmim nga Adelina bën të ditur se ajo shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

Të ngjashme