Fifi reagon ndaj fotos së Adrolës dhe djalit të saj Troit

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Fifi ka konfirmuar lidhjen e saj.

Këngëtarja e dashur e publikut Filloreta Raçi apo ndryshe e njohur si Fifi më në fund ka zyrtarizuar lidhjen me anë të një videos ku u shfaq duke u puthur me të dashurin e saj.

Ndonëse fansat ishin kureshtar prej kohësh të dinin për jetën private të këngëtares të cilën e mbante të mbyllur hermetikisht i dashuri i saj u bë shpejt i ditur, e madje ai nuk është figurë e panjohur për publikun.

Ai është Adis Patushi apo ndryshe ish- bashkëshorti i modeles shqiptare Adrola Dushit.

Pas reagimit të djeshëm të modeles e cila pëlqeu videon ku dyshja shkëmbenin puthjen edhe Fifi sot i ka pëlqyer Adrolës foton e postuar me djalin e saj Troin.

Kujtojmë se martesa e Adrolës dhe Adisit ka përfunduar në vitin 2017 duke bërë bujë të madhe mediatike.

Përndryshe Fifi kohët e fundit është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në formatin e Big Brother Vip.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme