Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Supermodelja e famshme Gigi Hadid ka bërë të ditur më në fund se emri i foshnjës së saj është Khai.

Hadid e ka ndërruar edhe përshkrimin e saj tek profili në Instagram duke iu referuar vetës si “nëna e Khait”.

TMZ merr vesh se emri që Gigi ia ka vënë vajzës së saj me këngëtarin Zayn Malik i atribuohet gjyshes së saj nga babai e cila quhej Khairiah.

Çifti Hadid-Malik deri më tani është treguar i rezervuar sa i përket shfaqjes së vajzës në rrjetet sociale duke mos shfaqur asnjëherë fytyrën e saj.

Vajza e tyre ka ardhur në jetë në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Të ngjashme