Gigi Hadid dhe Zayn Malik pozojnë për Vogue

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik kanë konfirmuar në muajin prill se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Një lajm i tillë ishte i papritur nga fansat e tyre, ku më pas shpërthyen fotografi dhe aludime të shumta për dyshen, shkruan Daily Mail.

Së fundmi çifti i njohur janë parë të përqafur teksa kanë pozuar për një kampanjë speciale të ‘British Vogue‘.

Ata i janë bashkuar fushatës së Helena Christenses, e cila edhe ndau një fotografi të tyre, ku pritet që të shesin veshje të ndryshme për ndihmë.

Gigi është parë duke mbajtur telefonin para pasqyrës, ndërsa Zayn kishte kthyer shpinën teksa përqafonte të dashurën.

Modelja dukej mahnitëse teksa në pjesën e sipërme kishte të veshur një bluzë nga marka ‘Denim’ të kombinuar me një minifund të firmës ‘Fendi’

Të ngjashme