Gjiko “qëllon veten me armë” në klipin e ri

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur, Gjiko, ka bërë të ditur se këtë të diele do të sjellë klipin e tij më të ri.

“Distanca” mban titullin kënga e tij e re, e cila është punuar nga Big Bang Beats, gjersa tekstin e ka shkruar vet ai.

Kënga do të publikohet në YouTube edhe me klip, xhirimet për të cilin kanë përfunduar pak ditë më parë.

Ky klip do të jetë më i veçantë për reperin, pasi për herë të parë pjesë e tij, do të jetë bashkëshortja e tij, Elita Rudi-Gjikolli.

Në rrjetet sociale, është publikuar edhe ‘traileri’ i klipi “Distanca”, i cili duket se do të jetë një “mini film” i shkurtër. Në këtë klip, reperi Gjiko shfaqet në disa skena mjaft të rrezikshme, madje në njërën prej tyre, do të duket sikur qëllon veten me revole.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Entermedia.

https://www.instagram.com/p/Bp2Y6B9FrFt/

https://www.instagram.com/p/BpkKuOBFD44/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme