Halle Berry shfaqet me stil të transformuar flokësh në “Oscars 2021”

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Halle Berry pothuajse asnjëherë nuk zhgënjen fansat e saj.

Kështu, gjatë paraqitjes së saj në “Oscars 2021” ajo zgjodhi që të shfaqet me një stil më ndryshe se herëve të tjera, shkruan Mirror.

Aktorja vendosi që të shkurtojë flokët e saj, duke bërë që të duket edhe më atraktive në sytë e publikut.

Ajo edhe kohëve të fundit është vërejtur duke kapur flokët, ndërsa tani i ka shkurtuar ato sipas dëshirës së saj.

Ky transformim i komentua menjëherë në rrjet, duke u shpërndarë fotografi të saj me mbishkrime pozitiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme