Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin dhe portretin e djalit

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë, këtë herë me një djalë. Këngëtari e ka dhënë lajmin përmes një postimi të bërë në “Instagram” në të cilin tregon pak nga portreti i vogëlushit të tij.

Kastro ka zbuluar se djalin e ka pagëzuar me emrin Dante dhe se ai erdhi në jetë i shëndetshëm. Ai ka shprehur falenderimet edhe për nënën e fëmijës, Sarën.

“Sot në orën 04:55 am erdhi në jetë biri im Dante Bega shëndoshë e mirë. Të falenderoj shpirt Sara që më solle në jetë princin e vogël. Një falenderim i madh për mjekët e spitalit ‘Koco Glozheni’ për çdo gjë që benë dhe klinikën @criostemcells për mundësinë e ruajties së qelizave staminale. Një bekim i madh në jetën time. Mbarësi dhe për të gjithë ju”, ka shkruar Kastro Zizo në postimin e tij.

Kujtojmë se Kastro është baba i një djali 14-vjeçar të quajtur Dankan dhe një vajze tjetër më të vogël që jeton në Prishtinë me nënën e saj.

Të ngjashme