Keisi i kundërpërgjigjet Stresit, thotë se është divorcuar nga reperi

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Stresi, mbrëmë (e hënë) ka dhënë një intervistë për emisionin “NIN”, ku ka folur për ndarjen nga Keisi dhe shumëçka rreth lidhjes së tyre.

Në një moment, ai deklaroi se kjo e fundit vazhdon të mbetet e shtrenjtë për të, duke dhënë edhe arsyen pse.

“Ajo vajzë mban akoma mbiemrin tim”, ka theksuar Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i reperit).

Lidhur me këtë, nuk ka munguar një reagim edhe nga ish-partnerja e tij duke treguar të vërtetën.

Ajo ka fotografuar kartelën e punës, ku lexon: ‘Keisi Bezhani’.

Shihet se ajo nuk mban më mbiemrin Lushaj dhe se nuk ka një mundësi tjetër për këtë.

“Kartela më e lezetshme e kompanisë”, ka shkruar ajo, duke shtuar edhe një ‘emoji’ feste.

Keisi ndërkohë prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Kanada, teksa e ka mbajtur raportin me reperin në distancë.

Por, Stresi tregoi se pas daljes nga burgu dyshja shkëputën kontaktet me njëri-tjetrin. 

Të ngjashme