Kjo është e dashura e re e Brad Pittit

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online


Martesa e çiftit të famshëm, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ka marrë fund prej kohësh dhe të dy po përpiqen të rindërtojnë jetët e tyre larg njëri-tjetrit.

Vetëm pak ditë më parë, në mediat e huaja u shkruajt se Jolie tani më po dilte me dike, edhe pse ende nuk kishte asgjë serioze, thuhet se ajo ka vendosur të rinis edhe një herë një romancë të re.

Ndërsa Brad Pitt, pas kohës së ndarjes nga aktorja bukuroshe, thuhet të ketë kaluar disa romanca, si me Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron dhe deri te Neri Oxman apo Sat Hari Khalsa.

Së fundmi, në mediat e huaja po shkruhet se Pitt është në një lidhje të re me yllin e “Arrested Development”, Alia Shawkat, e cila është 25 vite më e re se aktori.

Aludimet nisën pasi ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjatë fundjavës, Shawkat dhe 55-vjeçari u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding, dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles, në tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme