Ky është 16-vjeçari kosovar që ka miliona shikime në Youtube

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Leart Bucaliu është 16-vjeçari, i cili për dy vjet ka arritur miliona klikime në kanalin e tij zyrtar në Youtube.

Duke bërë video të ndryshme, ai u bë i njohur nga shumë njerëz dhe kjo ka bërë që ai të mos e ndalë punën.

Bucaliu sot ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 #Gjesi, ku ka treguar që të gjitha i bën vetë, madje edhe montazhin, gjë që nuk është e lehtë aspak.

Ai, ndër të tjera, ka treguar që e ka përkrahjen e familjes së tij, derisa ka rrëfyer se mësimet nuk i lë asnjëherë anash.

Videot e tij mund t’i gjeni në kanalin TRP Matrix në Youtube.

Për të mësuar se si mund të bëni video të ndryshme dhe si të fitoni klikoni

Të ngjashme