Kylie Jenner tregon të pasmet krejt zhveshur, merr 10 milionë like për pak orë

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë përfolur shpesh për krizë në marrëdhënie, por lëvizjet e tyre muajt e fundit kanë mohuar çdo thashethem.

Gjatë ditëlindjes së Kylie-t ata u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa fotoja e realizuar së fundmi tregon se dashuria mes tyre është shumë e zjarrtë. Kylie ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet komplet e zhveshur ndërsa Travis e mbulon duke e përqafuar. “Kur Huston takon LA”, ka shkruar Kylie përkrah fotos.

Brenda pak ky imazh ka marrë më shumë se 10 milionë pëlqime dhe me mijëra komente.

Kjo foto duket se është realizuar për kopertinën e re të revistës “Playboy” dhe pritet që të publikohet së shpejti.

Në përshkrimim e “Playboy” thuhet se vjeshta e 2019-tës i dedikohet kënaqësisë, të gjithë atyre gjërave që na japin lumturi si seksi, arti, ushqimi, muzika, udhëtimet etj. Përveçse pozon përkrah Kylie-t, Travis duket se ka dhe rolin e drejtorit kreativ në këtë fotosesion.

Kjo është vetëm fotoja e parë e zbuluar nga çifti i njohur, por me siguri dhe gjithë të tjerat do të jenë po kaq të nxehta sa kjo.

View this post on Instagram

When Houston meets LA .. 💛 @playboy #ComingSoon

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Të ngjashme