Lacey Chabert dëshiron rol në rikrijimin e “Party of Five”

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Lacey Chabert ka thënë fjalë të mira për rikrijimin e planifikuar të Party of Five, duke insistuar se do të donte të përfshihej edhe ajo në të.

36-vjeçarja, e cila e luajti Claudian në serinë e preferuar origjinale, mezi po pret ta shohë rebootin e rrjetit Freeform – dhe do ta donte një rol cameo.

“Mendoj se është i mrekullueshëm,” tha Chabert për serialin e ardhshëm. “Party of Five ishte një pjesë e madhe e jetës sime dhe nuk kam fjalë ta them se sa mirënjohëse jam për gjashtë vjetët e përvojës që e kam mësuar nga ajo që do të thotë të punosh në një serial.



“Jam shumë mirënjohëse që njerëzit ende e çmojnë atë dhe mezi po pres ta shoh rebootin e ri. Mendoj se do të jetë më interesante se si do ta sjellin idenë dhe me shpresë ta nderojnë origjinalin në njëfarë mënyre.

“Por mendoj se një qasje e freskët, e re dhe inovative do të jetë vërtet e mirëpritur”.

E pyetur nëse do të donte të paraqitej si Claudia, aktorja tha për Entertainment Tonight, “Natyrisht që po! Më pëlqen ta luaj Claudian. Ajo ishte një karakter shumë argëtues dhe jam ende shumë e afërt me shumicën e aktorëve. Është mirë që kemi mbetur në kontakt.”

Seria origjinale u transmetua nga viti 1994 deri në 2000 dhe ajo i bëri yje aktorët Neve Campbell, Matthew Fox dhe Scott Wolf.

Lacey është gjithashtu e gatshme të paraqitet në rikrijimin e “Mean Girls”, përballë Lindsay Lohan, Amanda Seyfried dhe Rachel McAdams, duke deklaruar: “Nuk kam dëgjuar asgjë për këtë zyrtarisht, por ishte një karakter aq argëtues saqë mendoj se do të ishte shumë argëtuese t’i riluajmë këto femra dhe të shohim se ku janë ato tani”.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme