Luana Vjollca thotë se po shijon ditët e fundit si 29 vjeçare

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Duket se këngëtarja e prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, po shijon ditët e fundit si 29 vjeçare.

Kjo pasi në fillim të muajit shtator kalon në të tridhjetat dhe për këtë kanë ngelur vetëm edhe pak ditë.

Ajo është duke kaluar një periudhë të mirë jo-produktive, gjersa vazhdimisht po punon në projekte të reja.

Biondja po ashtu mori vëmendje të madhe me linjat trupore në fotografitë e reja me bikini, e me dukjen tërësisht pa makijazh.

“Ditët e fundit si…”, ka shkruar ajo aluduar në festën e ditëlindjes që do të jetë më 2 shtator.

Pavarësisht kësaj, krijuesja e hitit “Pa panik” vazhdon të duket në formën më të mirë të mundshme.

Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë nga më të ndryshmet e mëse pozitive.

Të ngjashme