Majk publikon videon e shkurtër e këngës së re

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Majk dh Yll Limani para më shumë se një muaji erdhën me këngën e re që u bë hit.

“Krejt ti fala”, ishte bashkëpunimi i fundit i dyshes, videoja e të cilit u shikua miliona herë në YouTube.

Por, duket se reperi nuk e ka ndërmend të ndalet edhe gjatë festave të fundvitit me projekte të reja muzikore.

Ai sapo ka publikuar një video të shkurtër të videos së këngës së re, të cilën do ta sjell gjatë ditës së sotme.

Kështu ka bërë të ditur vetë Majku përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka zbuluar edhe titullin e këngës.

“Chicita. Sonte në ora 18:00”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale këngëtari, i cili në realitet quhet Kastriot Rexha.

Ndryshe, Majku ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

View this post on Instagram

Majk – Chikita … sonte , ora 18 : 00 ….

A post shared by MAJK (@majkaveli) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme