Meghan pritet ta lindë të bijën në ditëlindjen e Princit Philip dhe këta janë emrat që përfliten

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Vajza e Meghan Markle dhe Princit Harry pritet të lindë të enjten, sipas një burimi të brendshëm mbretëror për The Sun. Pikërisht, më 10 qershor, do të kishte qenë ditëlindja e gjyshit të Harryt, Princit Philip. Duka i Edinburgut vdiq më 9 prill, pak kohë para se të arrinte momentin e rëndësishëm.

Çifti nuk ka dhënë detaje në lidhje me ardhjen në jetë të së bijës.

Të vetmet informacione ata i zbuluan në intervistën me Oprah, ku thanë se ishin në pritje të një vajze që do të lindte në fillim të verës.

Sipas raportit, Meghan planifikon të lindë në rezidencën e tyre në Kaliforni.

Çifti thuhet se po konsiderojnë t’ia vendosin emrin e foshnjës Pip, sipas Phillip, ose Lily – në nder të pseudonimit të Mbretëreshës, së cilës Princi Philip i thërriste Lilibet.

“Ata kanë qenë duke folur për Lily dhe Pip. Këto nuk janë saktësisht emra tradicionalë mbretërorë, por ata të dy nuk janë saktësisht një çift mbretëror tradicional,” tha burimi për Sun.

Epo, na mbetet të presim vetëm pak.

Të ngjashme