Modelja “braktis” karrierën për yllin e futbollit

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 18:15 | Nga

Duket se është kthyer në modë tashmë që pasi kurorëzojnë martesën e tyre me miliarderë, vajzat modele lënë pas karrierën e tyre dhe shndërrohen në shtëpiake.

Këtë herë bëhet fjalë për modelen Georgina Rodriguez, partneren e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, e cila ka postuar një foto në rrjetin social Instagram së bashku me tre fëmijët e saj të vegjël.

Georgina dy muaj më parë solli në jetë fëmijën e parë me yllin e futbollit, e cila quhet Alana Martina.

Por modelja 24-vjeçare është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë të CR7, të lindur nga nëna surrogate, binjakëve Eva dhe Matteo, dhe CR7 Junior.

Çifti i famshëm ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të mesazheve të publikuara nga supermodelja Rhian Sugden, me të cilën Ronaldo mendohet se ka tradhtuar partneren e tij aktuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme