Morena Taraku nuk kursehet për imazhet provokuese, vazhdon të sjellë imazhe atraktive në bikini nga pushimet në Tajlandë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka tash e sa kohë që po shijon disa ditë të mira qëndrimi në Tajlandë.

Ajo ka vendosur t’i kalojë pushimet në këtë vend, në fillim të janarit duke shijuar motin e ngrohtë që po mbizotëron atje.

Taraku vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe nga pushimet luksoze, teksa nuk kanë munguar edhe fotografitë provokuese në bikini.

Një të tillë, e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini të bardha, ndërsa është hipur mbi një varkë.

Duke treguar linjat perfektë trupore dhe tatuazhet e shumta, Morena ngacmoi më shumë se që duhet imagjinatën e ndjekësve të saj.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, shumë prej të cilëve e komplimentuan për fizikun e saj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme