Mozzik del kundër masave të fundit të Qeverisë Kurti

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Reperi Mozzik ka dalë kundër masave të fundit të Qeverisë Kurti, për mbyllje të gastronomisë dhe qendrave tregtare, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke thënë se është vonë për to.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mozzik ka thënë se këto masa janë të pavlera dhe të dëmshme.

“15mije persona thane dje qe kan hyre n’Shqipni nga Kosova edhe njo 5 mije sot a ma shume sigurte …Vec ka 500 ero po thom mi lon kta atje i bjen 10MILION EURO ! Mire de perfekt ! Nuk jom kunder masave , po a pe shihni sa te pavlera e t’domshme jon masat n’Kosove tash se u bo vone !!”, ka shkruar Mozzik.

Të ngjashme