“Mrekullia e tetë” në vitin 2018-të më shumë se duet

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 17:49 | Nga

Viti që po lëmë pas për këngëtarin e njohur Hekuran Krasniqi ka qenë shumë i suksesshëm me shtatë këngë e klipe të cilat u pëlqyen mjaft shumë nga fansat e tij.

Mirëpo një vit i suksesshëm për Hekuranin pritet të jetë edhe 2018-ta.

Këngëtari i cili gjithmonë është veçuar për hitet e tij, planifikon që nga Janari i vitit 2018 të fillojë të punojë për projektin e tij më të ri “Mrekullia e tetë” të cilin do ta sjellë në versionin unpluged më bashkëpunim me këngëtaren e njohur Gresa Behluli dhe instrumentistët Agron Peni e Astrit Stafai.

Hekurani për Express ka treguar se kjo këngë do të jetë me përmbajtje artistike me një formacion të kombinuar muzikore sharki e kitarë por duke mos e humbur asnjëherë tingullin e mrekullueshëm të sharkisë.

“Besoj fuqishëm në këtë projekt dhe jam i sigurt që do të krijojmë një atmosferë që të kënaqim publikun”, është shprehur Krasniqi.

Ndryshe, “Pranoje” është projekti i fundit nga Hekurani në bashkëpunim me Venom Seferi

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme